Kryeministri Rama ka komentuar sërish vdekjen e Lear Kurtit, ngjarje e cila ka shkaktuar reagime të shumta nga opinioni publik. Në takimin me fermerët në Fier, Rama u shpreh se të gjithë ata që e kanë komentuar në televizion këtë rast, janë hiena, duke iu referuar kështu opozitës e cila thirri dje protestën për vdekjen e të riut, në duart e policisë së shtetit.
Rama pretendon se prokuroria e ka hetuar vdekjen e Kurtit natyrale, ndërsa ka shfajësuar policinë.
“ Hiena që shqyejnë kufomat në TV nga mëngjesi në darkë. Ka hiena që shqyejnë kufoma të vdekurish, si atë të ndjerin. Duke ngritur njerëzit që thonë se e vrau policia. Kur policia e prokuroria e ka deklaruar se këtu nuk ka të bëj me asnjë tejkalim të forcës. Çfarë shqiptarësh janë ata që i ven mbrapa hienave. Ata synojnë të bëhen hiena”, tha Rama.