Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në orët e para të ditës së djeshme, ku një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Kosovës, që ka raportuar se i mituri ka ndërruar jetë brenda shtëpisë së tij dhe vdekja e tij cilësohet si e dyshimtë përderisa ende nuk dihen shkaqet.
Trupi me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin Mjeko Ligjor për ekspertize mjekoligjore.
“Rr.Bedri Pejani, Bresje 21.10.2022 – 05:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar ë IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.