Një grup personash kanë sulmuar forcat e policisë dhe kanë ndodhur përleshje me gurë. Tubimi u organizua nga grupe dhe kolektive anarkiste, pasditen e së premtes, me rastin e denoncimit të një 19-vjeçareje për përdhunim nga punonjësit e policisë në komisariatin e Omonias.
Incidentet shpërthyen pasi protestuesit marshuan drejt komisariatit të Omonias. Sipas informacioneve të SKAI-t, një grup personash kanë sulmuar forcat e policisë dhe kanë ndodhur përleshje dhe përplasje me gurë.