Detajet të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol që tronditi banorët e ish-bllokut mesnatën e djeshme. Pavarësisht se pati vetëm dëme materiale, kamerat e sigurisë kanë zbardhur momentin kur dy kalimtarëve u është rrezikuar jeta nga shpërthimi.
Një minutë para se tritoli të shpërthente, kalimtarët janë gjendur shumë pranë derës së kozmetikës por fatmirësisht nuk janë lënduar.
Pronarja e biznesit është Enisa Pirolli. Ajo ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte me njeri e se kërkon zbardhjen e ngjarjes nga autoritetet. Shkak dyshohet të jetë bërë konkurrenca mes bizneseve.