Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot në Kryesinë e Kuvendit Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se mbledhja sapo ka nisur, ndërsa ajo vjen vetëm disa orë pas takimit që Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, të dy të mandatuar respektivisht nga kryetari Sali Berisha dhe Grupi i PD.
Pra Enkelejd Alibeaj për të gjetur një marrëveshje mes palëve, një mënyrë bashkëpunimi që në zgjedhjet lokale të dilet me një kandidat të përbashkët. Ende nuk ka të dhëna mbi detajet e takimit Bardhi-Paloka dhe propozimet që janë shkëmbyer mes tyre.