Një 13-vjeçar ka humbur jetën mesnatën e djeshme në Tiranë pasi u rrëzua nga kati i nëntë i një pallati.
Viktima me inicialet J.A mesohet se është me kombësi Egjiptiane. 13- vjeçari jetonte prej vitesh së bashku me familjen e tij në rrugën “Dritan Hoxha”, në zonën e Laprakës.
Sipas dëshmive të para, 13-vjeçari ka qenë duke luajtur në ballkon, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.