Një aksident tragjik është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”.
Shoferi i identifikuar me emrin Qemal Kamberaj, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia gjithashtu njofton se i plagosur ka mbetur personi i identifikuar me iniciale A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, shpejtësia përtej normave të lejuara ose parakalim i gabuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.