Rrjeti Tik Tok është kthyer në aplikacionin e preferuar të politikanëve shqiptarë. Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shfaqur sot aktiv teksa ka postuar një video me kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndokën.Teksa ky i fundit ndodhet në pishina, Meta e pyet se për çfarë po stërvitet, ndërsa Ndoka i bën të ditur se stërvitet për energji.Gjithsesi, Meta i uroi shumë suksese dhe fitore. Kryeministri Edi Rama ka qenë prej muajsh aktiv në aplikacionin Tik Tok, ndërsa lideri i PD-së, Sali Berisha iu bashkua këtij aplikacioni vetëm një ditë më parë.BISEDA:Meta: O Nardi po ca bën mor burrë.Ndoka: StërvitjeMeta: I jashtëzakonshëm, po stërvitje për ca o burr? Per fitore apo barazim?Ndoka: Për energjiMeta: Hajde forca, fitore Nardi
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin
Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....