Detaje të reja janë publikuar në lidhje me masakrën me tre viktima në Klos, ku mbetën të vrarë Kenado, 17 vjeç dhe Liri Shira, 46 vjeç (babë e bir) dhe u plagosën Eglantin dhe Renato Hasula (babë e bir).
Autori Fiqiri Mjeshtri pas masakrës qëlloi veten me armë e për pasojë humbi jetën. Shkak i maskarës dyshohet se është bërë vajza e autorit, së cilës i shkruante në rrjetet sociale djali i Eglantin Hasulës, çka ka sjellë edhe përplasjen e Liri dhe Kenado Shirës me Fiqiri Mjeshtrin.
Dëshmitarë në vend ngjarje thonë se pas ngacmimeve disa mujore në rrjetet sociale dhe në rrugë të vajzës së autorit Fiqiri Mjeshtri, kjo e fundit ka vënë në dijeni familjen. Menjëherë i ati është kthyer nga emigracioni dhe ka kërkuar sqarim me dy djemtë Kenado Shirën dhe Renato Hasulën kushërinj mes tyre.
Për tu sqaruar kanë lënë një takim në një lokal në qendër të Klosit, ku kanë qenë edhe dy prindërit e adoleshentëve Liri Shira dhe baxhanaku i tij Eglantin Hasula. Nga ana tjetër Fiqiri Mjeshtri babai i vajzës ka qenë bashkë me vëllezërit e tij Besnik Mjeshtri dhe Fatmir Mjeshtri.
Për një moment është menduar se kanë arritur dakordësi, por ka qenë viktima Kenado Shira i cili ka folur dhe ka fyer vajzën, ndërsa autori i fyer në tavolinë ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar Kenadon të parin, më pas babain e tij Liri Shira dhe të tjerët.
17-vjeçari ta tentuar të dalë nga lokali por e ka qëlluar sërish duke humbur jetën në trotuar, ndërsa babai i tij ka humbur jetën duke u transportuar në spital.
Dy ta plagosurit e tjerë Eglantin dhe Renato Hasula janë transportuar fillimisht në spitalin e Burrelit, më pas në atë të Traumës, në gjendje të rëndë. Nga informacionet Eglantin Hasula është ende në gjendje kritike.