Dy interpelanca dhe një seancë pyetje-përgjigje janë në rendin e ditës në seancën e sotme parlamentare. Interpelanca e parë do të zhvillohet me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa.
Deputetja demokrate ka kërkuar gjithashtu të zhvillojë një seancë pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Evis Kushi lidhur me paketën e rezistencës sociale dhe përjashtimin e studentëve nga kjo paketë.
Ndërsa Interpelanca e dytë është kërkuar nga deputeti Nasip Naço me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.