Personi që shihni në foto është Fiqiri Mjeshtri autori kryesor i vrasjes së babë e bir në Klos që tronditi vendin ditën e sotme. Fiqiri Mjeshtri dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt Kenad dhe Liri Shirës, pranë një lokali teksa po kalonin në trotuar.
Breshëritë e plumbave kanë lënë të plagosur edhe dy persona të tjerë të identifikuar me emrat Eglantin Hasula dhe Renato Hasula.
Fiqiri Mjeshtri pasi ka kryer vrasjen, është larguar nga vendi i ngjarjes por është gjetur pas pak minutash pas kontrolleve nga policia në disa banesa të zonës ku ndodhi vrasja e dyfishtë.
Mjeshtri ka pikasur forcat e policisë dhe ka qëllua veten me armë zjarri duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Klosit, ndërsa bashkëpunëtorë të autorit kryesor kanë qenë edhe vëllezërit e tij Fatmir Mjeshtri dhe Besnik Mjeshtri.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja e babë e bir Kenad dhe Liri Shirës është kryer për motive të dobëta. Ndërsa burime pranë gijotina.com bënë me dije, se mes dy fiseve ka patur konflikte të hershme.