Babë e bir u arrestuan nga policia e Shkodrës në operacionin e koduar “Vigu”, ku u sekuestruan 22 kg lëndë narkotike canabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
- N., 69 vjeç dhe K. N., 31 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër (babë e bir).
Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi P. L., 29 vjeç, banues në Vau i Dejës.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. N., në lagjen “Kinema”, Vau i Dejës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kilogramë kanabis, në proces tharjeje.
Punohet për kapjen e shtetasit P. L. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.