Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi në kuadër të një vizite zyrtare, ku pritet të zhvillojë një takim në Pallatin Presidencial me presidentin Recep Tajip Erdogan. Kjo vizitë e Ramës në Turqi vjen pak javë pasi qeveria urdhëroi mbylljen e shkollës gyleniste “Mehmet Akif”, kërkesë e vjetër e Erdoganit.
Ndonëse qeveria hodhi poshtë spekulimet se vendimi lidhej me kërkesën e presidentit turk Erdogan për dëbimin e gylenistëve nga vendi ynë, kjo vizitë e Ramës i përforcon më shumë zërat e skeptikëve.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi aso kohe deklaroi se shkolla në fjalë u mbyll pasi nuk plotësonte kriteret ligjore dhe si pasojë licenca duhet të revokohej. Kujtojmë se në vendin tonë prej vitesh operojnë shumë biznese të në pronësi të shtetasve turq, pjesë e lëvizjes gylene në Turqi.
Mbyllja e këtyre objekteve ka qenë vazhdimisht kusht i presidentit turk Recep Tayp Erdogan, madje dhe herën e fundit që vizitoi Shqipërinë presidenti turk ia bëri Ramës një kërkesë të tillë, ndërsa dhe depërtimi i gylenistëve po bëhet duke shkelur rregullat.
Në po të njëjtën ditën me mbylljen e shkollës, Rama reagoi duke thënë se Shqipëria do të do të pajiset me dronë “Bajraktar” të armatosur, dhuratë nga qeveria e Erdogan. Kështu, disa ditë pas skandalit për mbylljen e shkollës, Rama niset drejt Turqisë për të marrë nga Erdogani atë që i është premtuar dhe që për të është me e rëndësishme se arsimimi i të rinjve dhe përgatitja e brezit të ardhshëm.