Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar se vendet europiane do të vazhdojnë t’i dërgojnë armë Ukrainës. Armët e reja, do të përfshijnë tanke anti ajrore Çezar, shkruan SkyNews.
Duke folur përpara një samiti europian në Pragë, Macron tha: “Ne po punojmë vërtet për disa kërkesa, me disa anëtarë të BE-së, duke përfshirë edhe tanket Cezar”.
Javën e kaluar, Rusia aneksoi rajonet Donestk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia të Ukrainës, që përfaqësojnë rreth 15% të vendit, pasi mbajti ato që ajo i quajti referendume – vota të denoncuara nga Kievi dhe qeveritë perëndimore si të paligjshme.
Megjithatë, falë një kundërofensivë trupat ukrainas kanë zmbrapsur forcat ruse dhe kanë rimarrë në kontoll zona të mëdha të Khersonit.