Fotoja e mëposhtme është shkrepur nga mbledhja e Komunitetit Politik Evropian. Pas përfundimit të takimit, i cili filloi ditën e sotme nga ora 13:00, liderët realizuan fotografinë familjare të këtij samiti.
Komunitetit Politik Europian (EPC), ideator i së cilit është presidenti francez Emmanuel Macron, ka për qëllim nxitjen e dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Europë.
Kujtojmë se i pranishëm në këtë mbledhje ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensyy i cili do të lidhet përmes një video-konference nga Ukraina, kryeministrja e Britanisë Liz Truss, kryeministri i Norvegjisë Gahr Store dhe kryeministri i Çekisë Petr Fiala. Zyrtarët e BE-së presin që të bien dakord për të mbajtur një mbledhje pasuese të komunitetit brenda gjashtë muajsh në një vend jashtë bllokut, me Britaninë dhe Moldavinë që të dyja ofrojnë të jenë mikpritëse.