Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillim hetimesh për Autoritetin e Dosjeve, sa i përket kallëzimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Sipas institucionit të akuzës, vendimi për mosfillim është ndërmarra pasi Autoriteteti i Dosjeve nuk ka kryer asnjë vepër penale.
Më 1 shtator, kreu i Partisë së Lirisë kallëzoi penalisht Autoritetin e Dosjeve. Sipas kallëzimit ish presidenti akuzonte këtë institucion për shkelje të rënda dhe të qëllimshme në shërbim të shantazhit politik, për llogari të kryeministrit Rama.