Një mësues në Caltanissetta, Itali është arrestuar me akuzën e dhunës seksuale. Mësuesit i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpiak.” Gjithashtu, bëhet me dije se mësuesi, i cili jep mësim në një shkollë shtetërore, ka shfrytëzuar rolin e tij si mësues dhe ka ngacmuar në disa raste një 11-vjeçare.
Vajza, në qershor gjeti forcën dhe t’i tregonte njërës prej mësuesve të saj se çfarë i kishte ndodhur. Kjo e fundit raportoi gjithçka te nëndrejtoresha, por denoncimi nuk pati asnjë efekt.
Vajza më pas iu drejtua prindërve të cilëve referuan rastin në polici. E mitura më pas u mor në pyetje nga gjyqtari hetues në prani në psikologut.
Klasa e vajzës, por edhe nxënës të tjerë të shkollës u solidarizuan me shoqen e tyre duke bashkëpunuar me hetuesit dhe denoncuan në polici sjelljen e pahijshme të mësuesit.
Nëndrejtoresha, e cila dyshohet se ka hequr dorë nga zbulimi i ngjarjes, është denoncuar për moskallëzim.