Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Fushë-Krujë. Një i moshuar eshët gjendur i pajetë në fshatin Larushk.
Ngjarja u raportua rreth orës 15:11, ndërsa viktima është identifikuar me iniciale K. B., 82- vjeç banues në Barkanush, Krujë. Policia njofton se nga hetimet paraprake dhe këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, çka dyshohet për vdekje natyrale.
Sipas familjarëve, i moshuari ishte larguar nga banesa më 27 shtator. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave.