Banorët e zonës “Ismail Qemali” në Vlorë kanë folur pas zjarrvënies së farmacisë që ndodhej në bulevard.
Ata tregojnë se dëgjuan një zhurmë sikur plasi diçka dhe dolën në ballkon për të parë se çfarë kishte ndodhur.
“U trembën se dëgjuam një zhurmë si bombë. Kur dola këtu (në ballkon) u bllokova…se era erdhi që brenda. Nuk pashë asnjë njeri, asnjë gjë se ma dha zemra. U tremba shumë,” tha një banore.
Deri tani dyshohet se një person i maskuar i ka vënë flakën derës së farmacisë me lëndë djegëse.
Farmacia është në pronësi të Resmina Isakaj, e cila pritet të merret në pyetje për të zbuluar nëse ka patur mosmarrëveshje apo konflikte me dikë së fundmi, për të çuar në identifikimin e autorëve.