Deputeti demokrat Dashnor Sula, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me sistemin e drejtësisë, teksa ka shtruar disa pyetje në lidhje me një nga temat më të nxehta të aktualitetit, konfiskimi i ndërtimeve pa leje.
Sula shpreh shqetësimin e mos reagimit të organeve të drejtësisë dhe akuzon kryeministrin Rama se kontrollon edhe gjyqësorin si Gjykatë dhe Prokurori krahas legjislativit dhe ekzekutivit.
Ai del në përfundimin që të gjitha ndërtimet pa leje janë bërë me bekimin e kryeministrit, dhe të gjithë kanë detyrë vetëm të binden kur flet Rama.
Postimi i plotë i Sulës:
Sa e thjeshtë të shpëtosh me procedurë burgun dhe katet shtesë!
Në Shqiperi javet e fundit jemi bere deshmitare te nje absurdi qe fyen jo vetem inteligjencen e qytetareve te thjeshte te panjohur me procedurat ligjore, por edhe çdo profesionist ne fushen e se drejtes dhe njohes te ligjeve ne kete vend.
Pa i hyre komenteve nese a mund te shitet dhe te blihet nje produkt i nje vepre penale, nese konsiderohet kontrata e lidhur pastrim i ketij produkti apo jo ???
Desha te bej disa pyetje qe ne dukje duken retorike por qe kush ka deshire dhe mund te pergjigjet.
A konsiderohet ende veper penale ndertimi pa leje ??
Po kur ben nje kontrate me shtetin per ti shitur ndertimin pa leje, a ke pranuar de fakto dhe de jure konsumimin e elementeve te kesaj vepre penale?
A eshte kjo veper penale e ndjekshme kryesisht nga ana e prokurorise?
Pse nuk reagon asnje prokuror?
Nese prokuroria mendon qe keta abuzues qe e lidhen kontraten u amistuan, po keta te tjeret qe nuk e kane lidhur akoma?
Ku jane efektet e drejtesise se re ?
Ne kushtet kur asnje prokuror nuk e merr kete iniciative atehere do te thote qe Sulltani krahas legjislativit, ekzekutivit, perfundimisht drejton 100% edhe gjyqesorin si gjykate dhe prokurori.
Të na shpjegojnë pak a ka ndjekje penale aktualisht per kete veper dhe sa jane ne te gjithe vendin?
A ka procese gjyqesore penale per kete veper dhe sa jane ne te gjithe vendin?
Ne qoftese do te marrin per te mireqene faktin se me kete VKM eshte amistuar kjo veper penale, po vepra penale e shperdorimit te detyres nga ana e atyre qe e kane patur per detyre konstatimin ndalimin dhe referimin, a eshte amistuar?
Pse nuk vepron prokuroria ne kete rast?
Pra si rezultat e gjithe kesaj del qe te gjitha keto nderime jane bere me bekimin e Sulltanit, dhe kur flet ai dhe jep leje ai asnje nga administtata apo gjyqesori nuk flet por kane vetem nje detyre, te binden.
Sulltani eshte vete ligj dhe vete maliq. Ata qe vuajne jane vetem qytetaret!