Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Allkaj të Lushnjës.
Burime bëjnë me dije se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur njerëz në banesë.
Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.
Pritet të zbardhen detajet dhe rrethanat e ngjarjes pas marrjes në pyetje të personave që ndodheshin në banesë në momentin që është përfshirë nga flakët.