Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u takua sot me investitorët dhe punëtorët në rafinerinë e naftës në Ballsh. Ai e cilësoi si një lajm të mirë hapjen e rafinerisë ku 1200 punonjës kanë sërish një punë. “Sot është një ditë e mirë për ekonominë shqiptare dhe për punonjësit e rafinerisë. Çdokush e di se çfarë ka kaluar industria e naftës, sidomos ju që e mbani mend mirë atë privatizim të dështuar dhe korruptiv që rëndoi mbi të gjitha në kurrizin tuaj si të punësuar. Hapja e rafinerisë është një lajm i mirë, mbi të gjitha për këta 1200 punonjës dhe familjet e tyre, të cilët nga sot kanë sërish një punë”, deklaroi Ahmetaj.