Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës në një ceremoni në Moskë. Putin ka kërkuar një minutë heshtje për të kujtuar ushtarët rusë që kanë humbur jetën. Ai tha se ushtarët vdiqën gjatë operacioneve speciale dhe ata janë heronjtë e Rusisë.
Putin vazhdon të pretendojë se njerëzit e Donbasit kanë qenë “viktima të sulmeve terroriste çnjerëzore të kryera nga regjimi i Kievit”. Udhëheqësi rus ka pohuar prej kohësh se Ukraina po synon rusishtfolësit në Ukrainën lindore dhe vazhdimisht ka bërë akuza të pabaza se Ukraina ka kryer gjenocid në lindje të vendit.
Aneksimi i provincave lindore dhe jugore nga Rusia vjen pas asaj që Ukraina dhe vendet perëndimore thanë se ishin vota të rreme të organizuara me armë në zonat e pushtuara nga Rusia në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.
Territori që kontrollon Rusia arrin në më shumë se 90,000 km katrorë, ose rreth 15% e sipërfaqes totale të Ukrainës, e barabartë me madhësinë e Hungarisë ose Portugalisë. Në shkurt, Putin njohu pavarësinë e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut.