Një aksident ka ndodhur sot në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë pranë fshatit Picar.
Një automjet tip “Benz 250” ka dalë nga rruga duke përfunduar ne kanal.
Si pasojë e aksidentit është lënduar vetëm një person .
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të mësuar rrethanat e aksidentit.