Një zyrtar policie ka vdekur sot rreth orës 12:30 në një aksident në rrugën Mitrovicë–Zveçan.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Ai tha se viktima ka qenë me makinë zyrtare, por ka qenë jashtë detyrës në kohën që është aksidentuar.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Pritet që policia të hetojë në vendin ku ndodhi aksidenti.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, shpejtësia përtej normave të lejuara ose parakalim i gabuar.