50 euro pengojnë mësimin në Kosovë, hyn në muajin e dytë protesta e arsimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

50 euro pengojnë mësimin në Kosovë, hyn në muajin e dytë protesta e arsimit

11:37 | 28/09/2022
në Kosove Rajon
0

Prindërit e nxënësve të shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë protestuan të martën në oborrin e kësaj shkolle me thirrjet që t’i jepet fund grevës së përgjithshme në sistemin e arsimit. E filluar më 25 gusht greva ka hyrë në muajin e dytë dhe ende nuk ka një marrëveshje ndërmjet qeverisë dhe sindikatave që do të mundësonte fillimin e vitit të ri shkollor.

“Siç po shihet greva tani veç ka marrë kahje politike dhe ka humbur karakteri i grevës, qëllimin dhe të gjitha. Kështu që kemi ardhur edhe ne si prind në një situatë që tani më duhet të reflektojmë, ndoshta pak me vonesë po edhe ne nuk kemi besuar se do të merr kaq shumë kohë”, tha Besart Macula prind i një vajze në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

“Ka qenë një pushim shumë i gjatë për fëmijët, është lidhur me pushimin veror dhe tash kjo po ndikon shumë negativisht por edhe ende nuk kanë përgjigje kur kanë me dal në banka shkollore. Psiqikisht po ndikon te fëmijët negativisht”, tha Krenare Osmani Gjukaj, nënë e dy fëmijëve në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Vlora Vokshi nga Këshilli i Prindërve të shkollës bëri thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet qeverisë dhe sindikatave.

“Kërkesa jonë e vetme është të fillojnë fëmijët sa më shpejt mësimin shkollor. Kjo protestë nuk ka të bëj as që ne prindërit t’i mbajmë anën sindikatës së arsimit apo qeverisë por kjo kryesisht është për të mirën e fëmijëve tanë.”

Por gjetja e një zgjidhjeje mbetët e vështirë sipas kryetarit të Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i cili në një bisedë për Zërin e Amerikës theksoi gatishmërinë për një marrëveshje me qeverinë.

“Fatkeqësisht ky kryeministër është barrikaduar dhe unë uroj që anëtarësia të na jap sinjale tjera dhe ne si zë i tyre do të veprojmë ashtu siç vendosin anëtarësia. Uroj që ata të na japin sinjale të tjera sepse e pranoj është bërë kohë e gjatë, nxënësit janë jashtë shkolle dhe sidomos e kemi dhimbjen më të madhe te çerdhet sepse prindërit që punojnë në sektorin privat apo publik i kanë një mijë e 1 halle se ku t’i lën ato bebe të tyre dhe uroj që kjo situatë të ndërroj dhe të kemi një situatë shumë më të qetë”.

Punonjësit e arsimit kërkojnë 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin e Ligjit te Pagave. Qeveria ka ofruar 50 euro shtesë në muaj për pjesën e mbetur të këtij viti, në kuadër të një pakoje për përballjen me inflacionin. Takimet ndërmjet palëve deri tani nuk kanë prodhuar rezultat në përafrimin e qëndrimeve që do të hapte rrugë për t’i dhënë fund grevës e cila ka lënë jashtë procesit mësimor mbi 320 mijë nxënës.

“Besoni, të gjithë sindikalistët janë shumë të shqetësuar dhe nuk kanë dashur që të vijë deri te kjo por nëntë muaj ka munguar dialogu, e bën grevën me 25 gusht duke shpresuar së së fundmi atë javë do ta shfrytëzoj qeveria por ajo është barrikaduar dhe një qasje tejet negative ndaj sindikatave.”

Ndonëse disa shkolla kanë haur dyert për nxënësit, zoti Jasharaj thotë se më shumë se 98 për qind e sistemit arsimor është në grevë.

Partitë opozitare mbështesin kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, ndërsa po kërkojnë zgjidhje nga qeveria për t’i dhënë fund bllokadës në sistemin arsimor.

“Ne nuk shohim asnjë justifikim që të vazhdon situate e tillë, kjo është një krizë e cila për një ego të një kryeministri që nuk dëshiron të dialogoj dhe gjejë zgjidhje por gjen fuqinë që të tallet me mësimdhënësit dhe kërkesat e tyre, ne mendojmë që është e paprecedentë kjo nuk ka ndodh ndonjëherë dhe nuk duhet të vazhdojë asnjëherë”, tha Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës në opozitë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se plotësimi i kërkesës prej 100 euro në muaj do të ishte gabim meqë do të nxiste kërkesa të ngjashme të grupeve të tjera, ndërsa ka nënvizuar se greva është politizuar dhe po përdoret kundër qeverisë së tij.

Ekspertë të arsimit në Kosovë thonë se një ditë e humbur e mësimit në Kosovë ka rol shumë më të madh se në vendet tjera për shkak të ngecjes në cilësi që e karakterizon ende sistemin arsimor të vendit./VOA

 

Etiketa: arsimikosoveproteste

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Gjyqtarja e Tiranës “mërzitet” pas shkarkimit, djali afrohet për ta ngushëlluar (FOTO)

Gjyqtarja e Tiranës “mërzitet” pas shkarkimit, djali afrohet për ta ngushëlluar (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com