Një barakë është djegur mbrëmjen e sotme në fshatin Çukë të bashkisë Sarandë. Mësohet se në barakë ndodhej një 57-vjeçar, i cili është lënduar nga zjarri.
Ilirjan Xhani është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore, për shkak të djegies që ka marrë në trup. Xhanin e ka ndihmuar djali i tij, duke e transportuar atë në spitalin e Sarandës, e cila nuk e ka mbajtur por dërguar te Trauma.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja si dhe grupi hetimor për të zbardhur shkakun e zjarrit.