Dy shqiptarë të moshës 25 vjeç dhe 30 vjeç kanë rënë në pranga nga policia Franceze ditën e sotme për grabitje. Lidhur me këtë situatë bëhet e dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Le Petit Embuet, në qytetin Pélussin.
Gjithashtu, të dy shqiptarët nuk kanë arritur të realizojnë grabitjen që kishin planifikuar më përpara pasi ranë në gjurmët e autoriteteve atje.
Nga ana tjetër, mësohet se njëri prej tyre kishte hyrë në territorin francez në mënyrë të parregullt dhe të paligjshme.
Së fundmi, autoritetet bëjnë me dije se i është mbajtur pasaporta dhe se do t’i ndalohet qëndrimi në territorin francez për një vit.