Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar se nëse vjen në pushtet, do të ulë me tre herë çmimin e energjisë elektrike për të gjitha bizneset shqiptare, si dhe lehtësira fiskale.
Ndërkohë i ka bërë thirrje bizneseve që të ulin qepenat në shenjë proteste kundër qeverisë Rama.
“Do mbrohet biznesi i vogël nga peshkaqenët e mëdhenj, oligarkët e qeverisë. Biznesi i vogël, së pari garantoj se nga 200 lekë që paguan energji, do zbresë aty ku ishte, te 60 lekë. Pra, do të ulet me tre herë, çmimi i energjisë. Kjo jo vetëm për biznesin e vogël, por për të gjitha bizneset në Shqipëri. Së dyti, biznesi i vogël do ketë lehtësira shumë të mëdha fiskale. Do hiqet taksa mbi të. Do kalohet për sigurimet shoqërore në nivelin 10 përqind. Mbi të gjitha do mbrohet biznesi i vogël nga peshkaqenët e mëdhenj, oligarkët e qeverisë, që kanë krijuar bizneset e tyre do vrarë qindra e mijëra biznese të vogla. Bizneset e tyre bëjnë evazion dhe vrasin konkurrencën. I bëj thirrje biznesit të vogël të përgatitet për grevë të përgjithshme.”