Në bashkëbisedimin e tij online me qytetarët, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se ish-kreu i selisë blu Lulzim Basha është marrë peng nga kryeministri Rama.
Sipas tij, Basha nuk thirri protesta kur PD bleu votat.
Sali Berisha: Edi Rama ka blerë, ka përdorur shtetin për të rrëmbyer votat. Revolta popullore ndaj një regjimi që s’ka legjitimitet është rruga për ta gjunjëzuar. Gabimi më i pafalshëm i PD është bërë me datë 27 prill 2021, kur pas atyre zgjedhjeve masivisht të dhunuara, kreu i partisë nuk thirri për protestat mbarëpopullore dhe rrëzimin e Ramës, por futi, pasi ishte marrë peng nga Rama, futi PD në një spirale shkatërrimtare nga i cili u desh shumë kohë për të dalë.