Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në bashkëbisedimin online me qytetarët tha se Vendi është pushtuar nga krimi.
Ai shprehet se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është larguar nga detyra nga vetë kryeministri pasi, sipas tij ai denoncoi lidhjet e krimit të familjarëve të tij.
“Shqipëria është pushtuar nga krimi. Ata të rinj që thoni ju janë ushtarë ndërsa krerët janë persona mafiozë e të fuqishëm duke filluar nga kreu i qeverisë. Ju jeni njohur se si grupi El Chapo ka takuar Edi Ramën. U largua drejtori i Policisë, u largua se denoncoi lidhjet e krimit të qeveritarëve dhe familjes së kryeministrit”, tha Berisha.