Vazhdon aksioni në Spitalin e Traumës, pas mjekut që u arrestua paraditen e sotme prokuroria ka lëshuar dy urdhër-arreste të tjera. Sipas njoftimit të prokurorisë, është vënë në pranga edhe K.B. me detyrë infermiere; S. B., me detyrë mjeke.
Personat në fjalë, merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerëve. Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korrupsioni.
“Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’. Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm: Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë”, njofton Prokuroria.