Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbërritur ditën e sotme në selinë e partisë së Lirisë, ku është takuar me kryetarin Ilir Meta dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.
Lajmin e ka bërë të ditur Meta teksa zbulon se gjatë takimit është diskutuar lidhur me bashkëpunimin e partisë së Lirisë me SHBA-të në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan Meta.