Ish kryeministri Sali Berisha ka sqaruar deklaratën e tij se kryeministri Rama është në hetim ndërkombëtar. Berisha në një konferencë për mediat i është referuar një mandati gjykate në SHBA, që ka urdhëruar hetimin për ish-agjentin e nivelit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili është mik me Ramën.
Berisha thekson se gjykatësi në SHBA ka urdhëruar hetimin e vizitave në Shqipëri të McGonigal, dhuratave që ka marrë dhe bisedat me kryeministrin e Shqipërisë.
“Po lexoj: “Gjykatësi vendos të mblidhen regjistrime dokumentet, materiale të lidhura sa më poshtë: Çdo regjistrim, është mandat gjykate për çështjen Charles McGonigal i çili hetohej intensivisht nga FBI, është ish anëtar i komisionit Muller, që u caktua si prokuror i pavarur për hetimin e Trump për lidhjet me rusët, ky ishte në ekipin e Muller por ky hetohej vetë për lidhjet me rusët. Gjykatësi urdhëron të gjitha regjistrimet materiale në posedim që dokumentojnë çdo komunikim personal, përfshi, por jo të kufizuar, tekstet e sms, çelulare, email elektronike, aplikacionet në mesazhet e kodifikuara celulare, letra shënime midis Charles për çështjet që vijojnë: Qeverinë e Republikës së Shqipërisë e çdo person të lidhur me Qeverinë e Shqipërisë, përfshirë por jo kufizuar kryeministrin Edi Rama. Çdo udhëtim i kryer i Charles McGonigal në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi. Pagesa, dhurata të dhëna Charles McGonigal nga Ducka, këshilltari e përfaqësuesi kryesor famoz i Ramës ose ndonjë personi tjetër të lidhur me qeverinë e Shqipërisë. Pra nuk përmendet në Kosovë as kryeministri asgjë, por vetëm në Shqipëri përmendet kryeministri. Pra dikush ishte i autorizuar të hetonte për të gjitha mesazhet, pagesat, email, sepse e keni marrë vesh që në email zyrtar të Charles McGonigal gjendet një email privat i Edi Ramës, i kërkonte ti gjente një kompani antikorrupsioni, maskë komplet, por FBI e ndalon kategorikisht”, tha Berisha.