Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i ftuar në “Top Story” tha se sulmi i parë kibernetik është bërë nga Edi Rama me patronazhistët.
“Sulmin ne e dimë, sulmin e parë ndaj sistemit e bëri Rama, se ua dha patronazhistëve të dhënat e shqiptarëve. Prokuroria në vend të merrej me këtë, u mor me kolegët tuaj. Gazetari e ka për mision. por nuk u morën me ata. Ky jep siguri sikur çdo gjë është në rregull”, tha Meta.
I pyetur nëse ishte në dijeni të sulmit që ka nisur 14 muaj më parë? Ai u shpreh se qeveria e dinte, e për këtë sipas tij janë raportet e ndërkombëtarëve.
“Ky është shteti mafioz që po flasim. Ka gjëra më të rënda. Janë një sërë problemesh.
Ky zotëria që i doli në mbrojtje patronazhistëve që janë harxhuar miliona euro. Një familjar i tij ka marrë 40 e ca mln euro. Ti erdhe në këtë situatë, do të vendosësh besimin e qytetarëve, jep dorëheqjen. Të mbaj përgjegjësinë e vet se hakerat i ka pasur 14 muaj”, tha Meta.