Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe toke të mbjellë me ullinj ndërkohë që në këtë zonë ndodhen edhe banesa dhe puse nafte.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Oficina e Vjetër që ndodhet në Bashkinë Patos.
Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Patosit. Flakët po ndihmohet dhe nga era e cila ka përfshirë deri tani shkurre dhe ferra dhe disa rrënjë ullinj.