Ka përfunduar marrja në pyetje nga SPAK e deputetit të PD-së Zef Hila, i cili u thirr mëngjesin e sotëm.
Hila shihet i buzëqeshur në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndërsa deputeti ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke pretenduar se nuk ka asnjë procedim penal ndaj tij dhe se është marrë në pyetje si person në dijeni për hetimin.
“Pasi u njoha me disa publikime në media që lidhen me emrin tim, dua të sqaroj opinionin publik se : Nuk ka asnjë procedim penal ndaj meje. Sot u paraqita pranë SPAK-ut në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Kjo, lidhur me një çështje që është në proces. Nuk mund të japë detaje për sa shpjegova në respekt të ligjit, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret. Unë si deputet i Partisë demokratike do të vazhdojë misionin tim në mbështetje dhe mbrojtje të interesave të qytetarëve”, shkruan Hila.