Edi Paloka ka njoftuar se në datë 26 shtator do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD. Sipas rendit të ditës, pritet të diskutohet rreth situatës politike dhe vendimmarrjes mbi aksionin opozitar si dhe do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD.
“Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite:- Diskutime rreth situatës politike dhe vendimarrje mbi aksionin opozitar. Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD“, thuhet në njoftim.