Gjykata e Apelit ka lënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy rusët dhe ukrainasin të cilët sulmuan uzinën e armëve në Gramsh.
Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila më 24 gusht caktoi arrest në qeli për Mikhail Zorin, Fedir Alpatov e Zvetlana Timofeeva.
Dy rusët, Mikhail Zorin, 24-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeç dhe ukrainasi me pasaportë ruse Fiodor Mihailoviç, 25 vjeç erdhën në territorin e Shqipërisë nga pika të ndryshme kufitare. Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe hyri në vendin tonë nga Rinasi. Ukrainasi, Fjodor Mihajlov ka hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit me makinën ‘Chevrolet. 24-vjeçari Mikhail Zorin, ka hyrë në vendin tonë nga Murriqani, vetëm me një biçikletë.