Policia e shtetit në bashkëpumin me Guardia di Finanza zhvilloi operacionin anti kanabis në disa qytete të Shqipërisë, duke sekuestruar një sasi mbi 60 mijë rrënjë kanabis sativa. Qytetet ku u zhvillua aksioni ishin Vlorë Shkodër, Memaliaj, Tropojë, Mat.
Sasia më e madhe është sekuestruar në Vlorë, mbi 40 mijë rrënjë ku dhe u arrestuan 4 persona. Lënda narkotike u asgjesua me anë të diegjes.