Fill pas kalimit me 88 vota të ligjit të vetingut ka patur një deklaratë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Megjithëse bëhet fjalë për një tekst të shkurtër selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit përgëzon vetëm deputetët që votuan pro këtij ligji, duke nënvizuar bojkotin e opozitës.
“Ambasada e Shteteve tё Bashkuara mirëpret vendimin e Parlamentit tё Shqipёrisё pёr tё miratuar ligjin e parё pёr zbatimin e reformës nё drejtësi. Ky ligj i rёndёsishёm do tё fillojё procesin e rivlerёsimit tё prokurorëve dhe gjykatësve. Pёrgёzojmё ata anёtarё tё Parlamentit, tё cilёt votuan nё favor tё kёtij hapi tё rёndёsishёm pёr zbatimin e amendamenteve kushtetuese tё aprovuara unanimisht mё 22 korrik. Presim tё shohim aprovimin e plotё dhe nё kohё tё ligjeve tё tjera pёr zbatimin e kёsaj reforme kritike qё gёzon mbёshtetjen e shumicёs dёrrmuese tё shqiptarёve.”