Një tjetër rast i rëndë i abuzimit seksual është raportuar në Tiranë.
Burime nga policia bëjnë me dije se një i moshuar dyshohet se ka abuzuar seksualisht një vajzë të re.
Sipas njoftimit nga policia personi i identifikuar me iniciale F. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 25 vjeçare.
Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të 25- vjeçares të cilës për arsye hetimore nuk i është publikuar emri.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.