Amir Rrahmani prezantohet zyrtarisht si lojatr i Dinamo Zagreb-it. Blerja e tij ka kushtuar 1.5 milionë euro klubit më të madh të futbollit në Ballkan.
Për zyrtarizimin e transferimit të Rrahmanit është marrë ish-futbollisti i kombëtares kuqezi Ardian Aliji.
“Nga sot jam futbollist i GNK Dinamo Zagreb, klubit kampion dhe më të madh në Ballkan. Falënderoj publikisht RNK Split për një vit të shkëlqyer, të kaluar aty,” – shkruan Rrahmani, duke e bashkëshoqëruar këtë status edhe me një foto, ku pozon bashkë me Aliajn, me fanellën e skuadrës së tij të re në duar.