“Ne ishim miq prej një jete dhe ai më vodhi 400 mijë euro cash. Hoqa një barrë.”
Kështu rrëfeu ditën e sotme në hetuesi Domenico Gottardelli, 78-vjeçari nga Bergamo i akuzuar për vrasjen e Fausto Gozzinit, mikut të tij.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar në kompaninë Class A Energy në Casale Cremasco. Fausto Gozzini ishte pronar i kompanisë Class A Energy, shkruan Ansa.
“Klienti im është plotësisht i vetëdijshëm për atë që ka bërë. Por është i qetë”, shpjegoi avokati i Gottardellit, Santo Maugeri.