Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, Etleda Çiftja është shpallur e pafajshme nga GJKKO. Gjyqtari Erjon Bani ka rrëzuar akuzat e SPAK
Pas seancës gjyqësore, Çiftja ka folur për mediat duke u shprehur se nuk ka asnjë koment për rastin dhe se do të rishikonte edhe njëherë arsyetimin e Gjykatës.
“Nuk dua të bëj koment për SPAK. Dua që SPAK të jetë në objektivin e duhur për të cilin u krijua pasi unë jam vetë pjesë e Reformës në Drejtësi. Unë do të ulem edhe vetë që ta lexoj edhe njëherë arsyetimin e Gjykatës. Nuk kam asnjë koment për rastin tim, uroj ta pasqyroni lajmin e plotë”, tha Çiftja.
Ndaj Etleda Çiftjas rëndonin akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. Sipas SPAK, deklarimi i rremë ishte kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.