Një stuhi e fortë ka goditur pasditen e së enjtes zonën Çazma të Kroacisë. Lidhur me ngjarjen e rëndë mediat kroate raportojnë se si pasojë e erës dhe shiut, janë dëmtuar çatitë e shumë ndërtesave dhe shumë automjete.
Njoftimet e qytetarëve për një stuhi të fortë me erë dhe reshje shiu në këtë zonë filluan pasdite.
Si rezultat, shërbimet e urgjencës, punonjësit e Mbrojtjes Civile dhe të Zjarrfikësve u dërguan menjëherë në terren për monitorimin e situatës dhe për të marrë masa të mëtejshme për zonën e përmbytur dhe kujdesin e banorëve.
[RCZ UPUTIO KONVOJ POMOĆI U ČAZMU]
🚛Na nevremenom pogođeno područje grada Čazme krenuo je ravnatelj Ravnateljstva civilne zaštite Damir Trut u pratnji konvoja s opremom koja je kao pomoć izdvojena iz Logističkog centra Ravnateljstva civilne zaštite. pic.twitter.com/uahIoDR4Ag— Ravnateljstvo civilne zaštite MUP-RH (@RavnateljstvoCZ) September 15, 2022