Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një takim me strukturat në Tiranë, u shpreh se dhjetëra e miliona euro nga qytetarët e Tiranës shkojnë për Inceneratorin, i cili nuk ekziston dhe për të cilin pak ditë më parë PL bëri edhe një protestë.
Ai shtoi se filozofia qeverisëse e maxhorancës në pushtet është vjedhja dhe mashtrimi.
“Tirana vuan nga një trafik i tmerrshëm. Është bërë e pamundur për një qytetar të gjejë parking pa pagesë.
Qytetarët paguajnë taksat më të larta në pushtetin qendror dhe lokal. paratë e tyre shkojnë me dhjetëra mln euro tek inceneratori i Tiranës, atje ku ishit ju dhe mijëra qytetarë të tjerë.
Dhjetëra mln euro që justifikohen me firmat e personave të vdekur, ky është modeli i tyre qeverisës, mashtrim e vjedhje, vjedhje e mashtrim.
Vetëm problemet sociale nuk janë në thelb të tyre sepse është një sekt i padrejtë. nuk dinë për paga e pensione, për probleme sociale të të rinjve”, tha Meta.