Vijon drama e çiftit nga Fieri ku pas tradhtisë që Anxhela Ngjeqari i bëri Algert Belulajt me drejtorin e Doganave në Fier, ata janë përballur live në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel.
Ngjeqari ka deklaruar në studio se Belulaj e ka kërcënuar vazhdimisht madje kjo e fundit kishte marrë edhe urdhër mbrojtje. Sipas saj, ajo ishte rikthyer të jetonte me të vetëm për hir të vajzës.
Pjesë nga debati:
Anxhela Ngjeqari: Më ka kërcënuar më ka shantazhuar, kam marrë urdhër mbrojte për një muaj. Në gusht të 2021. Takoheshim vetëm në darkë ku ai shkonte te dhoma e kompjuterit që luante në darkë, ndërsa unë fleja të fëmijët.
Gazetari: Përse u riktheve në shtëpi?
Anxhela Ngjeqari: Për hir të vajzë me kompromis, ai në jetën e tij unë në timen deri kur vendosa të ikja përgjithmonë. Më duhet të mblidhja disa para. Unë i kam kapur mesazhet kur ai flirtonte me vajzat e tjera. Në qershor të 2021. E kam hapur unë divorcin kam paraqitur dokumente në gjykatë. Ai nuk ka parë tradhti nga unë.
Algert Belulaj: Po çfarë lidhje kishe me një burrë të martuar?
Anxhela Ngjeqari: Unë kam qenë në polici për kërcënimet që më ka bërë. Nuk e dua më në jetën time.
Kujtojmë se Drejtoria e Doganave ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Doganës së Fierit, Arlind Lagji. Shkarkimi i tij erdhi pas denoncimit se ky i fundit ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë Belulajn, me bashkëshorten e të cilit ka pasur një lidhje jashtëmartesore.