Mbërrin në Gjykatën e Posaçme anëtari i KPA Ardian Hajdari. Ketë të enjte do zhvillohet seanca e parë ndaj tij.
Hajdari është i akuzuar për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.
Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK. Në seancën paraprake GJKKO pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.
Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që do të gjykohet penalisht pas Luan Dacit, tashmë i shkarkuar. Daci u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për falsifikimin e formularit të aplikimit që e zgjodhi atë anëtar të Kolegjit.