Policia e Tiranës ka arrestuar një person me inicialet, B.S, pasi ushtronte aktivitet të paligjshëm në fushën e tregtimit të hidrokarbureve, në banesën e tij, në rrugën “Azem Galica”.
Gjatë kontrollit në banesën e B. S. u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe një depozite metalike, e cila ishte e mbushur me 2000 litra naftë, e dyshuar kontrabandë.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë B. S., si dhe u procedua penalisht G. P., të dy banues në Tiranë.